Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se po punojnë për rikthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin, se marrëveshja dhe se do të vazhdojnë presionin ekonomik ndaj Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke shoqëruar presidentin amerikan Joe Biden gjatë vizitës në Lindjen e Mesme, Sullivan dha deklarata për gazetarët lidhur me politikën e SHBA-së ndaj Iranit.
“Nuk kemi përcaktuar datë përfundimtare për arritjen e marrëveshjes me Iranin. Marrëveshja është në tavolinë. Nëse iranianët e pranojnë këtë marrëveshje, ne jemi të gatshëm t‘u rikthehemi plotësisht kushteve të marrëveshjes bërthamore”, tha Sullivan.
Ai vuri theksin se në njërën anë presin për marrëveshjen dhe në anën tjetër vazhdojnë të zbatojnë sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit. “Teksa vazhdojmë punimet tona në tavolinën e negociatave për rikthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin, ne do të vazhdojmë edhe presionin ekonomik ndaj Iranit”, tha Sullivan.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...