Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, iu bëri thirrje mjekëve shqiptarë në Austri, që “të gjithë së bashku ta bëjmë ndryshimin, zhvillimin dhe transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës”.
Këtë thirrje ministri Latifi e bëri gjatë takimit që pati me mjekët shqiptarë në Vjenë, e ku temë diskutimi ishte kontributi dhe bashkëpunimi i të gjithëve për përmirësimin e gjendjes në sistemin shëndetësor të Kosovës.
“Me që ndër shtatë shtyllat e transforminit të sistemit shëndetësor të Kosovës është edhe kthimi i trurit, ministri Latifi u premtoi mjekëve shqiptarë në Vjenë se nëse të gjithë veprojmë për përmirësimin e kësaj sistuate në shëndetësi, atëherë rezultatet pozitive nuk do të mungojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Unë jam shumë optimist se shumë gjëra kanë me ndodhë për përmirësimin e sistemit shëndetësor, nëse të gjithë kontribuojmë dhe bashkëpunojmë në këtë aspekt. Prandaj, ju ftoj juve të gjithëve dhe të tjerët, të na bashkëngjiteni në këtë rrugëtim për të punuar bashkë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend”, ka thënë ministri Latifi.
Ministri Latifi shtoi se ky transformim i sistemit shëndetësor kërkon ekip dhe bashkëpunëtorë, prandaj mjekët shqiptarë jo vetëm në Austri, por edhe në vendet tjera të botës, duhet të japin kontributin e tyre për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë.
Tutje në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se mjekët shqiptarë i premtuan ministrit Latifi se janë të gatshëm bashkë të jenë pjesë e rrugëtimit që ka të bëjë me zhvillimim dhe transformimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...