EULEX, i ka reaguar ish-prokurores së po këtij misioni, Maria Bamieh, e cila sot doli në një konferencë për media duke drejtuar akuza të ashpra në drejtim të gjyqtarëve të misionit.
EULEX në një komunikatë për media ka thënë se Bamieh ka përsëritur akuza e thashetheme, si dhe ka bërë “përgojime të pabazuara”, shkruan lajmi.net.
Sipas EULEX, Bamieh nuk prezentoi asnjë provë të re.
Tutje, ky mision thotë se edhe hetimet nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 kanë vërtetuar se nuk ka pasur shkelje nga gjyqtarët e tyre.
Reagimi i plotë:
Në konferencën e sotme për shtyp, ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara. Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re.
Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave.
Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot.
Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave.
Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë. /arbresh.info/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...