Milani është duke planifikuar që të përforcohet me dy futbollistë, një mbrojtës dhe një mesfushor.
Sipas Gianluca Di Marzio, kampionët e Italisë po mendojnë për Japhet Tangangan dhe Georginio Wijnaldumin.
Milani thuhet se është në pritje të përgjigjes për mbrojtësin e Tottenhamit, të cilin e ka kërkuar në formë të huazimit.
Tanganga është 23-vjeçar. Pozita e tij natyrale është në qendër të mbrojtjes, por mund të luajë edhe si mbrojtës i krahut të djathtë.
“Rossonerët” po planifikojnë të dërgojnë një ofertë te Paris Saint-Germaini për Wijnaldumin, i cili është i lidhur me një largim nga parisienët.
Ish-mesfushori i Liverpoolit me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Bazuar në “Transfermarkt”, Wijnaldum në tregun e transferimeve vlerësohet me 18 milionë euro. /Gazeta Express/
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban