Mbi 40 vjeçarët mund të përfitojnë nga pirja e një birre çdo ditë, thotë shkenca

12:26 | 16 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Personat që janë mbi të 40-at mund të pinë në mënyrë të sigurtë një gotë verë ose një shishe birrë çdo ditë, thonë shkencëtarët dhe sipas tyre kjo mund të jetë e mirë për ju.

Shkencëtarët pretendojnë se pirja e një birre dy herë në javë nuk shkakton ndonjë dëm afatgjatë në shëndetin e tyre, transmeton portal arbresh.info

Studimi, i botuar në The Lancet, shënon provat më të fundit që tregojnë se pirja e moderuar është e sigurt.

Shkencëtarët nga Universiteti i Uashingtonit, të cilët llogariten se sa rrezikohet shëndeti i njeriut nga pirja e alkoolit, këmbëngulin se pirja e moderuar ka përfitime shëndetësore për personat e moshës së mesme.

Ata pretendojnë se alkooli mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2, duke parandaluar një vdekje të hershme.

Shkencëtarët besojnë se sasitë e moderuara të alkoolit mund të rrisin nivelet e kolesterolit të mirë dhe antioksidantëve në gjak, të cilat mund të rrisin shëndetin e zemrës.

Mendohet gjithashtu se pirja e moderuar përmison nivelet e glukozës në gjak dhe rrit nivelet e adiponektinës – një hormon që përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke mbrojtur kundër diabetit të tipit 2.

Edhe pse mbi 40-vjeçarëve u është dhënë drita jeshile për të pirë, atyre që janë nën të 40-tat u kërkohet që të qëndrojnë esull.

Për moshat më të reja se të 40-tat, studimi nuk u siguron atyre përfitime shëndetësore dhe ‘paraqet shumë rreziqe shëndetësore’, duke rritur rrezikun e lëndimeve, aksidenteve me makinë dhe vetëvrasjes, thanë studiuesit.

Megjithatë, studimi thekson se pirja e alkoolit mund të shkaktojë sëmundje të zemrës, sëmundje të mëlçisë dhe rrit rrezikun për kancer.

Rreth 1.78 milionë njerëz në mbarë botën mendohet se kanë vdekur në vitin 2020 për shkak të konsumimit të alkoolit, me meshkujt e moshës 15 deri në 49 vjeç më të rrezikuar./arbresh.info/

 

Të ngjashme