Gjatë një kontrolle nga shërbimi korrektues në Burgun e Dubravës janë gjetur dhe konfiskuar rreth 13.3 gram substanca narkotike të llojit Marihuanë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në tualet është gjetur rreth 1 gram substancë narkotike.
Ndërsa gjatë kontrollit të një të burgosuri janë gjetur poashtu rreth 1 gram substance, kurse gjatë kontrollit të dhomës është gjetur dhe konfiskuar 11.3 gram substance narkotike të llojit Marihuanë.
Rastet janë duke u hetuar.
“Burgu i Dubravës , 15.07.2022 – 19:20. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të tualetit të burgut është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:30. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 1 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar.
Burgu i Dubravës, 15.07.2022 – 19:55. Nga shërbimi korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të dhomës, të burgosurit mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar rreth 11.3 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...