Për të parën herë në pothuajse dy dekada, vlera e euros u barazua me dollarin, si do të ndikojë kjo në Kosovë, dhe cilat do të jenë pasojat e kësaj rënie, për arbresh.info ka folur ekonomisti Safet Gërxhaliu.
Ai thotë se kriza globale është duke dominuar jo vetëm në Evropë, por edhe në gjithë botën, dhe se situata është shqetësuese e dëshmon edhe fakti që kemi një rritje të inflacionit.
Në eurozonë ka kaluar në 8.4 përqind, në Kosovë kemi afër 14 përqind, e gjitha kjo si pasojë e një krize e cila ka marr përmasa shqetësuese sa i përket produkteve strategjike dhe energjetikes.
“Vetë fakti që mungesa e resurseve energjetike është në rritje, ndikon në këtë situatë e cila është shqetësuese”, tha ai.
Sipas tij, rënia e euros e dëshmon më së miri që Evropa është në një krizë, Kosova do të jetë e goditur sepse nuk ka potencial për rezerva të ndryshme dhe do të ketë ngritje të çmimeve Made in Kosova, dhe këto produkte do të jenë jokonkurente.
Gërxhaliu mendon se duhet të pranohet kriza si realitet, dhe kur pranohet kriza si realitet duhet të gjenden hapat se si të dilet nga kjo situatë.
“Fuqia blerëse e euros krahasuar me dollarë do të jetë shumë e ulët, dhe kështu do të goditet shtresa e varfër pasi është shumë më madhe, do të bjerë vlera e konsumit, dhe dihet se Kosova rritjen ekonomike e ka të ndërtuar gjithmonë në konsum, dhe në këtë drejtim besoj do të ketë efektet e veta shqetësuese dhe negative”, tha ai.
Ai beson se e gjithë kjo do te jetë një motiv shtesë për institucionet të cilat marrin ekspertizë shkencore se si të minimizohen efektet e kësaj dukurie, dhe cilat do të jenë pasojat që do t’i përjetojë Kosova .
Ndërsa ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë se kjo rënie vjen si rezultat i luftës Ukrainë-Rusi dhe në momentin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo e fundit ju ka impunuar shteteve në kuadër të Bashkimit Evropian që të blejnë produktet Ruse me Rubla duke dëmtuar në masë të madhe euron për faktin se gazi dhe nafta ruse nuk blihen me euro.
“Kjo rënie e euros padyshim që ka shkuar në favor të dollarit për faktin që dollari nuk ka pësuar rënie sepse shumica e tregtisë ndërkombëtare bëhet me dollar, pra rubla ruse e ka dëmtuar euron por jo dollarin sepse si valutë më e sigurt në këmbim ndërkombëtar merret dollari”, tha Kadriaj.
Ai mendon se nuk mund të ndikojmë si në stabilizm dhe destabilizm të euros për faktin që bruto produkti vendor i Kosovës po ashtu edhe tregtia ndërkombëtari e Kosovës është e pa përfillshme “pra ne jemi vagoni i fundit në tregtinë ndërkombëtare dhe në Bashkim Evropian”.
“Dollari nuk e dëmton ekonominë e Kosovës në mënyrë direkte por një dëmtim i euros determinon në krizë ekonomike në Kosovë”, tha ai.
Sipas ekspertëve Kosova duhet ta fuqizoj prodhimin vendor duke bërë që mos të dal paraja jashtë vendit dhe të krijohet stabiliteti ekonomik në vend./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...