Numri i përdoruesve të drogave në Shqipëri është dyfishuar në harkun e pesë vjetëve.
Nga ana tjetër është ulur numri i atyre që konsumojnë lëndë narkotike. Pandemia COVID-19 ka ndikuar te këta tregues sipas punonjësve socialë e psikologëve.
Në Shqipëri po shtohen përdoruesit e drogave, ndonëse shifra jo-zyrtare, numri atyre që konsumojnë lëndë narkotike sipas Qendrës Evropiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Drogat është dyfishuar në raport me vitin 2017.
Ecuria konfirmohet edhe nga qendra që trajtojnë varësinë nga droga, te të cilat numri i atyre që trokasin për ndihmë është rritur ndjeshëm.
“Është ulur mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike në këtë rast për drogat e rënda për heroinën dhe moshat më e madhe varion nga 25 deri në 40. Viti pas viti numrat janë rritur në mënyrë të frikshme” deklaroi punonjësi social, Oltion Korreshi.
Njëzëri, ata që kanë kontakt direkt me përdoruesit në qendra rehabilitimi e psikologët bien dakord në një pikë; droga sjell kriminalitet.
“Të mos harrojmë që bëhet edhe vjedhës e pre e ligjit dhe shkojnë në burg dhe merret me shitjen dhe blerjen e lëndëve narkotikëve këta persona mbartin një rreth të gjerë të problematikave”, thotë punonjësi social, Oltion Korreshi.
Ndryshime ka pësuar edhe profili i përdoruesve të lëndëve narkotike. Tashmë gratë dhe vajzat përbëjnë 30 për qind të përdoruesve të drogave.
Kanabisi, pilulat, kokaina, ekstazia dhe heroina janë drogat më për përhapura në Shqipëri.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...