Karim Benzema do t’i mungojë Real Madridi në ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të fazës para-sezonale.
“Los Blancos” do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për një turne para-sezonal para fillimit të sezonit 2022/23 në La Liga.
Carlo Ancelotti ka shumicën e skuadrës së tij të parë në stërvitje tashmë, por Benzema ende mungon për shkak të një pushimi të zgjatur për francezin.
34-vjeçarit iu dha pushim shtesë, për shkak të angazhimit të tij në qershor me Kombëtaren e Francës.
Ancelotti thuhet se nuk do të nxitojë për rikthimin e kapitenit, i cili pritet që të udhëtojë më vonë për në Kaliforni.
Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”, Benzema do të zbarkojë në SHBA më 19 korrik, por nuk do të mund të jetë gati për “El Clasicon” me Barcelonën, që do të zhvillohet në Las Vegas më 23 korrik.
Ai mund të përfshihet në ndeshjen e fundit të Real Madridit në këtë turne, kundër një grupi të yjeve të MLS, në Chicago më 2 gusht./GE/
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...