Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e shkarkoi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, Fadil Kodrën, i cili ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit.
Musliu e ka quajtur këtë “përndjekje politike e rajonale me mentalitet të viteve të ’90-ta.”
“Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kane të ndalur. Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushturesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Si duket veprimtaria kombetare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshem për këtë Regjim. STOP🛑 MASAVE TË DHUNSHME!”, ka shkruar Musliu./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...