Rusia është përpjekur të justifikojë një sulm që vrau 23 civilë, përfshirë tre fëmijë, në qytetin qendror të Ukrainës, Vinnytsia, duke pretenduar se raketat e saj të lëshuara nga nëndetëse kishin shënjestruar një takim të komandantëve të forcave ajrore ukrainase dhe përfaqësuesve të furnizuesve perëndimorë të armëve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti sulmin e mesditës të së enjtes në Vinnytsia, një qytet larg vijave të frontit të konfliktit, një akt të hapur terrorizmi që kishte vrarë civilë që bënin punët e tyre të përditshme.
Sulmi ishte i fundit në një seri sulmesh ruse në javët e fundit me raketa me rreze të gjatë veprimi në ndërtesa të mbushura me njerëz në qytete larg frontit, ku secili vrau dhjetëra njerëz.
Zelenskyy tha se numri i të vdekurve në Vinnytsia ka të ngjarë të rritet. Dhjetra janë ende të zhdukur dhe shumë viktima të raketave janë shtruar në spital në gjendje kritike.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e saj me bazë deti Kalibr, të lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi, kishin në shënjestër ushtrinë ukrainase. /abcnews.al
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...