Ministri Murati kryesoi sot takimin lancues për Programin e Reformave në Ekonomi 2023-2025. Ky program, si pjesë e dialogut në mes të Bashkimit Evropian e Republikës së Kosovës, paraqet nivelin më të lartë të angazhimit të BE-së në çështjet socio-ekonomike për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që përfshinë tranzicionin e gjelbër dhe dixhitalizimin, thuhet në një komunikatë për media.
Në këtë linjë, zbatimi i reformave të identifikuara në PRE është kyç në arritjen e kritereve të anëtarësimit të Kosovës në BE, përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e gjithëpërfshirjes sociale.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të vazhdohen përpjekjet e filluara në vitin 2021 për formalizim dhe aktivitet të shtuar ekonomik. Prandaj, edhe dizajnimi i reformave strukturore të mirë-targetuara është kyç për të siguruar këtë vazhdimësi e për të tejkaluar sfidat e fundit ekonomike me të cilat mbarë bota po ballafaqohet si rezultat i luftës në Ukrainë. Në këtë linjë, Ambasadori Szunyog u shpreh se përgjatë viteve të fundit cilësia e PRE-së së dorëzuar nga Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm, andaj edhe falënderoi autoritetet përkatëse për përkushtimin e tyre në këtë proces.
Zbatimi i suksesshëm i reformave të parapara në PRE reflektojnë mbi rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, andaj Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në implementimin e plotë të konkluzioneve të perbashkëta që dalin nga ky proces./arbersh.info/
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së