Qeveria e Kurtit i kërkon Presidentes Osmani një autorizim për Besnik Bislimin

16:38 | 15 Korrik 2022
L G

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike, e 88-ta me rradhë, ku ka miratuar dy vendime dhe një nismë.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, sot është miratuar vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

“Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z. Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015”, shkruhet ndër të tjera në vendim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme