Pas reshjeve të mëdha të shiut që ka vërshuar vendin, shiu ka depërtuar në podrumin e Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë duke bërë kështu të dalin jashtë funksionit dy aparatura të radiologjisë.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Dr. Rifat Latifi ka pranuar mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë Orgeta Manastirliu, për trajtimin e pacientëve të Kosovës në Klinikën e Onkologjisë së Shqipërisë me radioterapi.
Por ky udhëtim i pacientëve nuk do të jetë i nevojshëm sepse tashmë pajisjet e radioterapisë janë rregulluar.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK Ardian Millaku.
“Janë diku 80 pacient me radioterapi. Pas vërshimeve kemi bërë kërkesë në MSH së Shqipërisë nga MSH së Kosovës për ndihmë në këtë drejtim”, tha Millaku.
Kjo kërkesë është pezulluar ose ka mbetur “stand by” sepse aparaturat janë rregulluar dhe pritet nga e hëna të filloj me testime.
“Aparaturat janë rregulluar, janë testuar, tani nëse nuk ndodhë ndonjë avari ose diçka, prej javës së ardhme prej të hënës, ne fillojmë me funksionu me terapia sikur më herët. D.m.th. ajo lista që ka shkuar në MSH së Shqipërisë ajo pezullohet ose rrinë “stand by” derisa të shohim si është puna te ne” ka thënë në fund Millaku.
Dy pajisjet që i ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) për kryerjen e rrezatimit kanë mbetur jashtë përdorimit për shkak të shirave që kanë rënë ditë më parë, e që kanë depërtuar në vendin ku këto dy pajisje janë të montuara.
Edhe në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës për arbresh.info kanë konfirmuar se janë duke i riparuar pajisjet e radioterapisë./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...