Mbante armë në shtëpi, arrestohet gjakovari

15:46 | 15 Korrik 2022
E.H

Policia e Kosovës ka arrestuar qytetarin B.Sh. nga Gjakova, pas dyshimeve për posedim të paautorizuar të armëve në pronësi private.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka sekuestruar dy armë, njëra e llojit pushkë mitraloz dhe tjetra pushkë automatike AK47 me dy karikatorë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt.

“Sot hetuesit e policisë në Gjakovë kanë pranuar informacion se i dyshuar B.Sh., i lindur në vitin 1965, shtetas i Republikës së Kosovës, në vendbanimin e tij posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Pas një aktiviteti operativ dhe hetimor nga Sektori Rajonal për Hetime është arritur që i dyshuari të arrestohet mbi dyshimin e arsyeshëm për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve me urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata. Urdhër kontrolli është realizuar në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Cermjan-Gjakovë, me ç‘rast është sekuestruar një pushkë mitraloz dhe një pushkë automatike AK47 me dy karikator. Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar është liruar, ndërsa rasti vazhdon me hetime në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme