Google ADS

Edhe mjekët të shqetësuar për ‘eksodin’ e bashkëpunëtorëve të tyre

13:26 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Gazetari, Ridvan Berisha, ka publikuar një fotografi me doktorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agim Bregaj, derisa e ka vlerësuar si njërin ndër profesionistët më të dalluar të këtij institucioni.

“Është i brengosur për qasjen siç thotë shpërfillëse e denigruese që shteti e ka ndaj mjekëve, ashtu sikundër që është i shqetësuar seriozisht edhe për eksodin e profesionistëve shëndetësorë”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, derisa ka publikuar një fotografi me dokrotin Bregaj.

Diku 48 mjekë specialist vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova.

Ndërsa, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës nga janari e deri më 1 tetor të vitit 2021, nga Kosova janë larguar 123 mjekë, kryesisht të rinj rreth moshës 31 vjet.

Sipas tyre, kushtet e punës, mungesa e ngritjes profesionale dhe pagat janë tri nga arsyet kryesore që po përmendin mjekët kur kërkojnë leje për t’u larguar jashtë vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme