Kuvendi pritet të votojë dy rezoluta në seancën e ardhshme

12:05 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se do të propozohen dy rezoluta në Kuvend, një për liberalizimin e vizave, e tjetra për ngritjen e çmimeve.

“Si grup parlamentar ne kemi kërkuar një debat në Kuvend, që lidhet drejtpërdrejt me diskriminimin dhe padrejtësinë që u behët qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Do ta prezantojmë një rezolutë, në mënyrë që Kuvendi ta adresojë këtë çështje në instancën më të lartë”.

Tutje, Tahiri foli edhe për ngritjen e çmimeve, me ç’rast tha se do të propozohet një rezolutë që kërkon nga Qeveria vendosjen e çmimeve “tavan”, pasi që, sipas tij, ekonomia është duke shkuar drejt kolapsit.

“Një çështje tjetër që u trajtua ishte ngritja e çmimeve. Ekonomia e Kosovës është para kolapsit. Çmimet janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Andaj, do të propozohet edhe një rezolutë në Kuvend, të kërkohet nga Qeveria që të ketë një tavan të çmimeve”, tha Tahiri./EkonomiaOnline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme