Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

11:51 | 15 Korrik 2022
E.H

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 56 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 15 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër të dyshuar, në tri raste të ndryshme, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre të dyshuarve.

Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë,  ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme