Hoxhaj pas Rezolutës së Kongresit amerikan për vëllezërit Bytyqi: Kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë

11:33 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka reaguar pasi Kongresi amerikan ka votuar sot pro Rezolutës për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, rezolutë kjo që ka kërkuar që personat përgjegjës për vrasjen e vëllezërve duhet të sillen para drejtësisë.

Njoftimin për kalimin e Rezolutës në Kongresin Amerikan e ka bërë familja Bytyqi përmes një reagimi në rrjetin social Twitter.

Hoxhaj, ka komentuar këtë lajm duke thënë se “Kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë”.

https://twitter.com/Enver_Hoxhaj/status/1547868228537315330?s=20&t=9EYWtf5fBY60USTf65vzQw

Më 14 korrik 2022 në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan ka marrë dritën e gjelbër Rezoluta për rastin e vrasjes të vëllezërve Bytyqi, e cila ishte dorëzuar në këtë institucion më 29 korrik 2021.

Sipas Rezolutës së miratuar, është kërkuar që personat përgjegjës për vrasjet e Ylli, Agron Dhe Mehmet Bytyqit në korrik 1999 në Serbi duhet të sillen para drejtësisë.

Pika e fundit e kësaj Rezolute thotë se progresi apo mungesa e zbardhjes së rastit, duhet të mbetet faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të raporteve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme