Google ADS

“Shkundet” qeveria, Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqje

10:33 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë të enjten në mbrëmje se është i gatshëm të japë dorëheqje.

Mediet vendase shkruajnë se deklarata erdhi teksa Abazovic ka komentuar njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë.

Sipas tyre, partia e Aleksa Beçiqit mendon se gjëja më e mirë për Malin e Zi do të ishte që Abazoviç të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë së 43-të pas zgjedhjes së organeve gjyqësore.

Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin i cili i bëri thirrje Kuvendit që të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese,… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, ridizajnim apo ndonjë model tjetër’. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka ndonjë rrugë… jam i gatshëm të jap dorëheqje”, citohet të ketë thënë Abazoviq për TV “Vijesti”.

qeveria e Abazoviçit kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në parlament kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”. Abazoviçështë kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe./TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme