Ngacmohet seksualisht një fëmijë në Ferizaj

10:04 | 15 Korrik 2022
E.H

Një fëmijë në Ferizaj është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, njësitet policore janë të informuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Ferizaj, 14.07.2022-18:30. Viktima femër kosovare –fëmijë, në prezencë edhe të prindërve ka raportuar se, një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme