Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 07.07.2022 ka iniciuar rastin ‘Vjedhje’.
Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara me datën 14.07.2022 në bashkëpunim me qytetarët ka arritur që të arrestoj në flagrancë të dyshuarin Kosovar Rom R.A. (1973) me banim në Prishtinë, i cili në një banesë kolektive kishte arritur që vjedhë disa palë atlete të brendeve të ndryshme.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Gjatë intervistimit është arritur që të sigurohen prova të mjaftueshme se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në qytetin Gjilanit.
Gjërat e vjedhura të konfiskuara nga i dyshuari i janë kthyer pronarëve legjitim.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?