Temperatura deri në 36 gradë, si pritet të jetë moti këtë të premte

07:59 | 15 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Ultësira perëndimore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët në Shqipëri, ndërsa vranësirat e lehta do të jenë të fokusuara në zonat malore. Por në orët vijuese vranësirat e pakta do të shfaqen pjesërisht edhe në zonat e ulët. Bregdeti dhe pas mesdite do të vijoj të dominohet nga kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë e mesatarisht në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor duke krijuar dallgëzim 1 – 2 ballë./fax.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme