Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vullneti, vizioni dhe guximi për të ndërmarrë masa karshi krizës ekonomike që ka kapluar vendin.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka rikujtuar që si asnjëherë pas luftës në Kosovë, inflacioni është ngritur në 14.1 për qind dhe qytetarët po e përjetojnë rëndë këtë punë.
“Me këtë përqindje, Kosova është në mesin e shteteve që i prijnë listës në nivelin global, me shkallën më të lartë të zhvlerësimit të parasë. Rrjedhimisht, me të njëjtat të hyra si deri dje, secili qytetar i vendit tonë, sot blenë më pak produkte e siguron shumë më pak shërbime.Për dallim nga shtetet tjera, të cilat kanë një ekonomi më të fuqishme dhe përmes masave qeverisëse po lehtësojnë jetën e qytetarëve të tyre, qytetarët e Kosovës kanë mbetur nën mëshirën e fatit”, shkruan Krasniqi.
Ai tha se për fat të keq, kriza ekonomike pritet të thellohet gjatë dimrit.
“Rritja deri në trefish e çmimit të energjisë, shtrenjtimi i lëndëve djegëse për ngrohje, do të jenë sfidë shumë e rëndë për secilën familje. Çmimet e derivateve dhe të ushqimeve nuk pritet aspak të zbresin. Pandemia po e rikthen intensitetin e saj, e, sipas gjendjes faktike, mundësia për rritjen e pagave është tepër e vogël.”, shprehet lideri i PDK-së.
Krasniqi tha se këto paralajmërime, do të duhej të mjaftonin që Qeveria të ndërmerrte masa emergjente qysh sot.
“Për Kryeministrin, i cili në 100 ditët e fundit gjysmën e tyre e ka kaluar jashtë vendit nëpër ekskursione personale – pa asnjë rezultat për Kosovën, më me rëndësi po dalin të jenë tryezat e debateve dhe takimet shterpe”, shkruan ai.
PDK ka kohë që ka propozuar heqjen e akcizës për naftën dhe të TVSH-së për produktet ushqimore.
“Kjo tashmë nuk është vetëm një propozim, por, një kërkesë urgjente që po i bëjmë kësaj Qeverie për të reaguar. Dita është sot. Koha është menjëherë. Tashmë jeni vonë!”, thekson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...