Real Madridi duket se e ka ndërruar mendjen dhe nuk dëshiron ta mbajë më Eden Hazardin.
Sipas portalit italian “Calciomercato”, “Los Blancos” duan t’i shkurtojnë harxhimet dhe humbjet dhe ta shesin gjatë kësaj vere yllin belg, përcjell “Gazeta Express”.
31 vjeçari ka hasur në probleme fizike dhe të formës së zbehtë që kur i ishte bashkuar klubit mbretëror spanjoll.
Ai ka premtuar se në edicionin 2022/23 do ta shohim Hazardin e vërtetë, por që nuk dihet nëse do t’i jepet kjo mundësi ish-futbollistit të Chelseat.
Në të kaluarën spekulohej se përfaqësuesi belg mund të kthehej në Premierligë, ku e donte pikërisht klubi londinez.
Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje në ditët në vazhdim për ish-futbollistin e Lillet, i cili e kishte arritur kulmin e karrierës në Angli, ku ishte bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.
Fjalën e fundit do ta thotë trajneri Carlo Ancelotti, i cili do të tregojë nëse i nevojitet apo jo belgu në sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë