Ohër- Zbulohet një “shtëpi bari” në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas mediave maqedonase rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit. Referuar mediave maqedonase, thuhet se dhëndri i Xhakollit, ishte pronar i fshehtë i kësaj “fabrike”.
Fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës. Në Maqedoni lejohet rritja e kanabisit, por me leje të posaçme nga organet shtetërore./NOA/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...