Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, krahas detyrave në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike kishte aktivitete të shtuara policore në rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve në rrugët e rajonit të Pejës.
Gjatë kësaj periudhe kohore Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë rajonale në Pejë, kanë shqiptuar 39,546 tiketa, krahasuar me vitin paraprak ka shtim të punës si dhe prezencë me të madhe në rrugët e vendit, shkruan arbresh.info.
Policia rajonale në Pejë gjithashtu kanë realizuar fushata vetëdijësuese në koordinim me Divizionin e Komunikacionit rrugor, kanë pas takime dhe punë koordinuese me Institucionet Komunale dhe qendrore për koordinimin e punëve dhe detyrave në rregullim të komunikacionit e që do ndikonte direkt edhe në parandalimin e aksidenteve në rrugët e vendit, thuhet në komunikatën për media nga Zyra për Informim në Pejë.
Gjithashtu, Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë vazhdon të jetë e angazhuar me të gjitha njësitet e veta në teren si në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarit, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike por edhe në rregullim të komunikacionit.
Dhe mbi bazën e nevojës për një ambient të qetë dhe të sigurt i fton qytetarët që të respektojnë ligjet e zbatueshme në vend./arbresh.info/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...