Kryeministri Albin Kurti, në seancën e Kuvendit tha se Vettingu dhe Byroja Shtetëore s’duhet të futen me një thes pasi janë dy procese të ndryshme.
Kurti ka falënderuar PDK-në dhe AAK-në për takimet konsultative që kanë pasur për procesin e Vettingut.
“Unë e falënderoj PDK-në dhe AAK-në për takimet që kemi pasur për Vettingun, LDK ka thënë që takohemi në Kuvend e s’kemi nevojë të takohemi si subjekte politike. Unë mendoj që është e nevojshme të takohemi si subjekte politike dhe jam i gatshëm që këto konsutlime të vazhdojnë me të gjitha pajtimet politike, për shkak se bëhet fjalë për një proces me shumë vendime që tejkalon mandatin tonë”, ka thënë Kurti.
Derisa ka folur për takimin e Kurtit me partitë opozitare për Vettingun, Abdixhiku tha se nuk e kanë pasur problem lokacionin.
“Kemi marrë një ftesë konsultative nga Kryeministri për Vetting, problem se kemi pasur lokacionin por institucionin. Tani i kemi dy pako, Vettingu dhe Byroja që mendoj që janë të lidhura pasi që bëhet fjalë për reformë në drejtësi. Por nuk mund ti ndash, por edhe mundesh e pastaj do të vazhdosh i vetëm. Keni kërkuar gjithëpërfshirje, edhe ne po kërkojmë gjithpërfshirje”, tha Abdixhiku.
“Ju kryetar i Kuvendit keni marrë përsipër dërgimin e këtij ligji në Komisionin e Venecias, dhe këtë e kemi vlerësuar. Është bërë mirë që e keni dërguar. Ju takon që këtë ligj ta trajtoni bashkërisht me partitë tjera politike, nëse kryeministri vendos me hedh në votim vazhdoni pa ne, pa konsultime. Ne do të ndjekim rrugën tonë institucionale. Nëse vendosni me shku pa konsultim vazhdoni rruga e mbarë ju qoftë”, tha Abdixhiku./arbresh.info/
Largimi i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telef...
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...