Zjarret në Shqipëri fotografohen nga NASA

13:08 | 14 Korrik 2022
E.H

Shqipëri, këto ditë është përfshirë nga zjarre të shumta, ku janë shkrumbuar shumë hektarë të pyjeve.

Kjo është fotografuar edhe nga NASA-s FIRMS.

Këtë e bëri të ditur Ministri i mbrojtës së Shqipërisë Niko Peleshi përmes një postimi në Facebook.

“Ky është fotografimi aktual i hartës së territorit të Shqipërisë, bërë nga sistemi i NASA-s FIRMS, ku me ngjyrë të verdhë janë të gjitha vatrat e zjarrit të shuara gjatë 7 ditëve të fundit. Mbeten aktive vetëm dy vatra që janë me ngjyrë të kuqe në hartë. Vijon puna në terren për fikjen përfundimtare të tyre” ka shkruar ministri Peleshi./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme