Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Nga ulëset e opozitës është dëgjuar shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi duke i thënë shefit të ekzekutivit “qenke rrezitur”, shkruan arbresh.info.
Kurti po merr pjesë në seancë pas qëndrimit disa ditor në Greqi ku kishte shkuar në kuadër të “Symi Symposium”.
Kurti është kritikuar nga partitë opozitare për qëndrimin e tij në Greqi, pasi sipas tyre kreu i ekzekutivit duhet të merret me problemet e qytetarëve në Kosovë./arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...