Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka folur për arbresh.info për masat që duhet të merren nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e valës së re të Covid-19.
Sipas tij qeveria ka kohë që nuk merr asnjë masë.
“Qeveria ka një kohë që vetëm flet dhe nuk merr asnjë masë. Jemi në krizë të thellë ekonomike, krizë të thellë të ikjes së personelit shëndetësor dhe qeveria nuk merr asnjë masë”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka shtuar se nuk ka reflektim prej qeverisë për asnjë masë dhe nuk pret të merren masa.
“Nuk pres që të merren masa, tek asnjë masë nuk kem pa një reflektim. Për masat ka një procedurë që përcaktohet. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë i cili i rekomandon qeverisë. Mirëpo siç shihet qeveria është edhe në këtë temë në gjumë”, ka thënë Tahiri.
Në Kosovë, aktualisht janë mbi dy mijë raste aktive. Një ditë më parë rezultuan 763 persona pozitiv me COVID19./EjonaHyseni/arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...