Google ADS

Çmimet e larta të karburanteve kanë ndikuar në industrinë e turizmit

09:32 | 14 Korrik 2022
E.H

Konfindustria vlerëson, se çmimet e larta të karburanteve kanë goditur industrinë e turizmit në pjesën e parë të sezonit turistik 2022.

Mbështetur në analizën e të dhënave të ardhura nga operatorët turistikë gjatë periudhës 10 qershor-10 korrik 2022 kemi një rënie mesatare prej të paktën 20% krahësimisht vitit pararendës, thuhet në njoftimin për media nga Konfindustria.

Sidomos rënia është e ndjeshme në turizmin e brendshëm.

Ndër shkaqet kryesore të rënies së numrit të turizmit sipas operatorëve renditet shtrenjtimi i ndjeshëm i karburanteve prej afër 40%.

Shkaqe të tjera janë rritja e përgjithshme e detyruar e çmimeve të: furnizimeve ushqimore, energjisë elektrike,  fuqisë punëtore, etj.

Ndikim të ndjeshëm në rënien e flukseve turistike të huaja kanë dhënë edhe pasojat e luftës në Ukrainë si dhe konkurenca e fortë e ofertës turistike të vendeve fqinje sidomos Greqisë./arbresh.info/

Të ngjashme