Google ADS

Vllahiu: Me ardhjen e Abdixhikut po provohet që historia e Rugovës të rikthehet në LDK

22:52 | 13 Korrik 2022
L G

Opinionisti Arbër Vllahiu ka thënë se Lidhjen Demokratike të Kosovës çdo herë e ka dënuar elektorati i saj.

Ai, në Rubikon ka theksuar se me ardhjen e Lumir Abdixhikut në LDK është duke u tentuar të rikthehet edhe njëherë historia e Ibrahim Rugovës.

“Me ardhjen e Lumir Abdixhikut është diçka mes asaj që shihet realitet i jetës me historinë. Në realitet, Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e vetme që ka pasur deri tani shkëputje të ndryshme të grupeve të saj, duke përfshirë Lidhjen Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit dhe Listën Guxo të Vjosa Osmanit. Pra, thjesht vijnë te njëfarë emëruesi i përbashkët i krejt kësaj që njerëzit dalin për interesa të tyre personale prej LDK-së, por megjithatë ajo fryma rugoviane mbetet me LDK-në, nuk ec me asnjë prej fraksioneve që dalin prej saj”.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, por LDK-në gjithmonë e ka dënuar elektorati i saj, për arsye se një pjesë e udhëheqjes së LDK-së, që prej vdekjes së presidentit historik, një pjesë ka abuzuar me durimin e elektoratit të vet, ka abuzuar në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe një pjesë të qeverisë që e pati me Partinë Demokratike të Kosovës, duke përfshirë edhe të tjerat më herët se kjo periudhë”.

“E rikujtoj periudhën e vitit 2010, atë natën famoze kur ka qenë shkëputja prej qeverisë së PDK-së, kur LDK-ja, pavarësisht se është sjellë si parti institucionaliste, elektorati i saj e ka parë në një mënyrë tjetër, e ka parë të dobët dhe gjithmonë të nënshtruar nga PDK-ja. Me ardhjen e Lumir Abdixhikut, po provohet që historia e Ibrahim Rugovës të vendoset edhe një herë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Votuesi ka me hy dhe ka me dalë në LDK, ka me iu rikthy çdoherë LDK-së”, ka thënë Vllahiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme