Të emra të njohura dhe të suksesshëm të estradës janë bërë bashkë për të sjell duetin e parë së bashku.
Bëhet fjalë për reperen Melinda dhe reperin Ledri Vula të cilët sot (e mërkurën) kanë publikuar bashkëpunimin me titullin “A m’ke dasht”.
Natyrisht, projekti është shoqëruar edhe me një klip të veçantë dhe veror në të cilën të dy artistët u shfaqën në formë të mrekullueshme.
Melinda mori vëmendje me dukjen atraktive dhe provokuese, teksa të dy u shfaqën plotë stil e sharmë.
Ndërkohë, për tekstin e këngës janë përkujdesur vet artistët bashkë me reperin Gjiko dhe Skerdin, shkruan telegrafi.
Producent i këngës është Big Bang nga kompania muzikore ‘RedBox Entertainment’, ndërsa klipi iu besua ‘Entermedia’.
Padyshim projekti që vjen plotë ritëm dhe adrenalinë do të pritet mirë nga ana e fansave të shumtë të dyshes.
Theksojmë që të dy krahas punës për këngë të reja gjatë sezonit veror mbesin të angazhuar edhe me mbrëmje muzikore.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...