Gjendet një trup i pajetë në grykëderdhjen e lumit Seman në Fier

20:18 | 13 Korrik 2022
KRG

Një person i pajetë është konstatuar nga banorët e fshatit Ndërmënas në grykëderdhjen e lumit Seman në Fier.

Mësohet se kufoma i përket një mashkulli dhe në momentin që është gjetur ka patur veshur vetëm rroba banjoje.

Kanë qenë pikërisht këta banorë që kanë njoftuar Policinë.

Trupi është ende i paidentifikuar ndërsa pritet infoirmacion zyrtar nga ana e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme