Meta nderon me medalje tri familje të dëshmorëve nga Peja

13:06 | 13 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Presidenti i Shqiperisë Ilir Meta, ka ndarë dekoratë për tri familje kosovare bijtë e të cilave kanë rënë dëshmorë në luftën e vitit 1998 e 1999 në Kosovë.

Ceremonia e nderimit u bë para shumë anëtarëve të këtyre tri familjeve pejane në pallatin presidencial në Tiranë.

Medaljet presidenciale u ndanë për familjen Bojku, Gjikolli e Kelmendi që të tria nga qyteti i Pejës. Në emër të familjes Bojku dhe në nderim të dëshmorit Shpetim Bojku i cili ra heroikisht në betejën e Koshares, dekoratën e ka pranuar babai i tij Idriz Bojku.

Teksa edhe për dy të tjerët të rënë në luftë Ahmet Gjikolli e Jusuf Kelmendi, familjarët e ngushtë pranuan medaljet si shenjë respekti.

Dhënia e këtyre dekoratave nga presidenti Meta vjen pak ditë para dorëzimit të detyrës si kryetar shteti që do të jetë më 24 korrik, derisa para kësaj do të zhvilloj edhe vizitën e fundit zyrtare në Republikën e Kosovës, gjatë javës së ardhshme.

Ngjarjen e ka përcjell nga afër një ekip i Klan Kosovës me gazetarin Flamur Gajtani dhe kameramanin Munir Flugaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme