Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, kanë mbajtur konferencë për media, ku u diskutua për rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.
Hajdari tregoi që për një kohë, kanë analizuar disa produkte esenciale, dhe për produktet bazë, në Republikën e Kosovës do të krijohet një masë ligjore që do të rregulloj mos manipulimin e çmimit në treg. Ajo tha se do ta ruajnë konkurrencën në treg, shkruan arbresh.info
“Në vazhdim të analizës që grupi punues ka sjellë, shohim që kemi një dallim tepër të lartë”, ka thënë Hajdari duke shtuar se për marzhën tregtarë, disa biznese nuk po kanë mirëkuptim për gjendjen aktuale.
“Marzha tregtare e artikujve esencial ndonëse tregu i lirë, ka një dallim të lartë, në mes të operatorëve ekonomik, ku mesatarja, e marzhës tregtarë 8 deri në 19.40 për qind varësisht nga produkti, tek disa kompani vërehet një tendencë për të mirëkuptuar gjendjen aktuale të inflacionit që vjen nga importi, prandaj disa kompani marzhën e kanë minimizuar brenda normales sipas ATK që është deri në 5 për qind, përderisa kjo tendencë po mungon, tendencë e mirë për të mirëkuptuar situatën e inflacionin, dhe qëllimin e mbrojtjes së konsumatorit, ka thënë Hajdari, shkruan arbresh.info.
“Ashtu si kemi vepruar për naftën do të veprojmë edhe për produktet e tjera, por kjo varet nga grupi punues”, ka thënë ministrja.
“Ne jemi në komunikim edhe me inspektorët komunal të cilëve u bëj thirrje të jenë më të angazhuar”, theksoi Hajdari
“Në të ardhmen duhet të jemi edhe më të koordinuar me ministrinë dhe komunat. Ne zotohemi që të përmirësojmë pozitën e konsumatorit. Ne ritheksojmë se mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet tona” ,ka shtuar ajo.
Ndonëse thotë se mullisët e Kosovës nuk i kanë ngritur çmimet, ai thotë se bënë apel tek të gjithë operatorët që të mos ngritën çmimet, tha Bashkim Zejnullahu Kryetar i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.
“Jemi kundër abuzimeve të çmimeve, duhet të jemi më vigjilent dhe të mos ngrisim çmimet pa nevojë”, ka thënë Zejnullahu./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?