Google ADS

La Fiorita, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit

11:30 | 13 Korrik 2022
K.B

Ballkani është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Zalgiris, me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Ekipi nga Suhareka garat do t’i vazhdojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ballkani në kuadër të Ligës së Konferencës, do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fioritan

Ndërsa ekipa kundërshtare nuk njihet për suksese në Evropë.

La Fiorita ka fituar 6 herë titullin kampion në nivelin elitar të futbollit në San Marino, 6 herë Kupën e ktij vendi, dhe tre herë Superkupën.

Ballkani është favorit i madh në këtë takim, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në San Marino. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme