Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, ka udhëtuar sot për në Austri, për një vizitë zyrtare, ku do të ketë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve shëndetësore në Vjenë dhe në Grac, thuhet në një komunikatë për media.
Ministri Latifi, do të takohet në Vjenë me homologun e tij, Johannes Rauch, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin bilateral në fushën e shëndetësisë.
Po ashtu, në Vjenë ministri Latifi, do të ketë takim edhe më eurodeputetin austriak, Lukas Mandi, me mjekë dhe studentë shqiptarë në Vjenë, dhe me përsonalitete të tjera të fushës së shëndetësisë.
Ndërkaq, në Grac, ministri Latifi, do të ketë po ashtu takime të shumta me përfaqësues të institucipneve shëndetësore, vizitë në Universitetin e Gracit, dhe klinikave në këtë qytet, takim me kryetarin e Gracit, me përfaqësues të Odës së Mjekëve, me mjekë dhe studentë shqiptarë atje, etj.
Vizita ka për qëllim zhvillimin e një bashkëpunimi në shumë fusha të sistemeve shëndetësore të dy vendeve./arbresh.info/
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...