Rusia konfirmon rastin e parë me linë e majmunëve

09:02 | 13 Korrik 2022
K.B

Rusia ka informuar rastin e parë të infektuar me linë e majmunëve. I infektuari është një burrë që është kthyer nga një udhëtim në Europë, shkruan Reuters.

“Biomaterialet e marra nga pacienti u dërguan menjëherë në institucionin Rospotrebnadzor të autorizuar për kryerjen e testeve përkatëse. Sipas rezultateve të studimit të biomaterialeve, u konfirmua infeksioni i lisë së majmunit”, theksohet në deklaratë.

Pacienti ka raportuar simptoma të lehta. Sipas autoriteteve, të gjithë personat që ishin në kontakt me të infektuarin janë tashmë në vëzhgimin e mjekëve

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më tani janë konfirmuar mbi 6.000 raste me linë e majmunëve dhe tre viktima në të gjithë botën. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme