Google ADS

Bazë e NATO-s në portin e Durrësit, Rama takon sot Stoltenberg në Bruksel

08:07 | 13 Korrik 2022
E.H

Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të mërkurë në Bruksel me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Pas takimit, në orën 13:15 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Stoltenberg.

Qëllimi i takimit është mbi ndihmën që Shqipëria po kërkon për ndërtimin e një bazë ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit.

Më herët për këtë projekt kryeministri Rama ka deklaruar se ka një vlerë të jashtëzakonshme për vendin tonë.

“Kemi folur për projektin tonë, do rikthehemi në Bruksel për të vazhduat diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e Durrësit, që do jetë në Porto Romano dhe që përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet të ketë edhe një pjesë ushtarake”, u shpreh Rama disa ditë më parë./euronews.al/

Të ngjashme