Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar mostrat e rezultateve të ujit, nga i cili dyshohet se u helmuan qindra qytetarë të Hanit të Elezit.
Sipas IKSHP’së, rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Instituti thotë se analizat bakteriologjike janë duke u punuar, kurse mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK
“IKShPK, njofton opinionin publik se nga mostrat e ujit të marra kemi këto kanë rezultuar këto rezultate, ku rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes. Po ashtu, në njoftimin e IKShPK-së, thuhet se analizat bakteriologjike janë duke u punuar, kurse mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Njoftim i IKShPK-së:
Me datë 12.07.2022 ekipi i IKSHPK- ës, së bashku me ekipet e QRSHP – ve, të Gjilanit dhe Ferizajit (në përbërje nga Dr. Burbuqe Nushi, Dr. Albiona Rashiti-Bytyçi, Dr. Fitim Raçi, Dr. Ajhane Sejfiu, Dr. Tanusha Kallaba dhe Dr. Hidajete Halimi) vizituan AMF në fshatin Gorancë dhe QMF në Han të Elezit.
• Sipas raportimit të Drejtoreshës për Shëndetesi komunale dhe ekipit shëndetësor në AMF – Gorancë, rastet e para, rreth 80 pacientë të regjistruar në QKMF të Hanit të Elezit, me ankesa dhe shenja klinike: mundim, vjellje, barkëqitje, dhembje barku, në disa raste edhe temperaturë, janë lajmëruar me datën 09.07.2022.
• Brenda 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë 122 persona me shenja të helmimit, të gjithë janë nga fshati Gorancë, kurse numri total deri me datë 12.07. 2022 ka arritur në 240 persona. Në të njejtën kohë u plotësuan 6 anketa epidemiologjike. Simptomet të cilat kanë dominuar janë: ethe, barkqitje, mundim, vjellje. Të gjithë pacientë janë trajtuar në mënyrë ambulantore.
• Fshati Gorancë furnizohet nga dy burime:
➢ Burimi i parë i ndërtuar shumë vite më parë “Burimi i Turkut”, me kapacitet 6-7L/sec, ka kaptazhe dhe me rënie të lirë uji përcjellet deri në rezervuarin kryesorë.
➢ Burimi i dytë i ndërtuar në vitin 2002 në bashkëfinancim me CDF dhe komunitetin e fshatit, në vendin e quajtur Sudenec, ka kapacitet 2-3 L/sec, ka kaptazhe uji me sistem të pompimit (pompat punojnë 1orë dhe 2 orë pushojnë, deri sa të mbushet rezervuari) uji përcjellet në rezervuarin kryesor.
• Ne teren janë marrë 3 mostra të ujit për analiza fiziko kimike dhe bakteriologjike në vendet:
➢ Sudenec, në rezervuarin me madhësi 3m/4m me thellësi 3 m.
➢ Rezervuari “Burimi i Turkut”
➢ Në AMF Gorancë, ujë i cili vie nga rezervuari kryesor.
• Nga pacientët të cilët i anketuam poashtu morëm dhe 6 mostra të fecesit për analiza laboratorike mikrobiologjike (testimi me Molditof) në IKSHPK.
• Poashtu ekipi i IKSHPK-ës së bashku me Zv.Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Z. Mentor Arifaj dhe kryeshefin e KRU ”Bifurkacioni” z. Jeton Shabani u takuan me nënkryetarin e komunës Z. Sevdi Dernjani dhe Drejtoreshën e Departamentit të Shëndetësisë. Në takim u diskutuan modalitetet për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
Rezultatet
• Nga mostrat e ujit të marra kemi këto rezultate:
➢ Rezultatet e analizes fiziko – kimike të këtyre mostrave janë brenda standardeve të lejuara për ujin e pijes.
➢ Analizat bakteriologjike janë duke u punuar.
• Mostrat e fecesit nga pacientët me simptome janë duke u punuar në laboratorin e Mikrobiologjisë në IKSHPK.
Përfundimet
1. Nga rezervuari kryesor – ku përzihet uji nga keto dy burime, uji me rënie të lirë futet në rrjetin shpërndarës të fshatit. Në asnje pozicion nuk ka sistem të klorizimit, uji nuk dezinfektohet.
2. Të ekspozuar janë rreth 2300 banorë, prej të cilëve 240 (attack rate 10.43%) banorë kanë kërkuar trajtim ambulantorik, nuk ka të hospitalizuar. Nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
Rekomandimet
1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi I sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).
2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit I cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.
3. Te instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.
4. Te përcjellet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e Cl rezidual.
5. Marrja e të gjitha masave per njoftim dhe vetëdijesim të qytetarëve për situatën e krijuar.
6. Si rekomandim kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjen e orëmateseve dhe sanimit te rezervuarit kryesor të ia dorëzoj KRU “Bifurkacioni“ në menaxhim.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...