Google ADS

Xhensila ndan video prekëse, publikon momentin kur mori vajzën për herë të parë në krahë

14:22 | 12 Korrik 2022
A. B.

Vajza e këngëtares, Xhensila Myrtezaj dhe aktorit, Bes Kallaku, sot feston ditëlindjen e 4-të.

Në mesin e urimeve të shumta nuk munguan as fjalët e bukura të mami Xhensilës për gëzimin e tyre të parë, shkruan arbresh.info

Këngëtarja ka ndarë në Instagram momentin kur ka marrë për herë të parë Ajkën pranë vetes në sallën e lindjes. E porsalindura vetëm qante, por kur stafi mjekësor e ka afruar te e ëma ka pushuar.

Këtë moment kaq magjik, Xhensila e ka shoqëruar me disa fjalë shumë të bukura dhe plot dashuri.

“Momenti ku e ndjeva ekzistencen e Zotit si kurr me pare. E ndjej akoma aromen e Parajses qe solle tek une, e ngrohtesin tek faqja, qe me ngrohu zemren perjetesisht. Shtepi e shpirtit tim je ti
Tretem per ty.
Syt e mi, vena ime kryesore, ajri im.
Gezuar ditelindjen dashuri hyjnore. #AjkaQumeshtorja4Vjec”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme