Në komunën e Prishtinës kanë nisur diskutimet për mundësinë e rritjes së çmimit të biletave të Trafikut Urban, nga 40 centë sa është aktualisht në 50 centë.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës Ilirik Musliu.
Musliu tha vendimi ende nuk është marrë dhe se kjo kërkesë vjen nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
“Vendimi ende nuk është marrë. Kjo është kërkesë e BERZH-it”.
Ai theksoi se arsyet e kërkesës së BERZH-it janë rritja e çmimit të derivateve.
“Për arsye të rritjes së madhe të shpenzimeve, sidomos çmimi i derivateve. Biznes plani i parëqë është punuar, pjesë e “cost modelit” ka qenë çmimi 1 euro për litër nafte”.
Drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet theksoi se ende nuk dihet se kur mund të merret vendimi për rritjen e çmimit të biletave, njofton Klankosova.tv
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...