Në seancën e mbrëmshme të Bordit Qendror, LSDM-ja njëzëri ka miratuar vendim me të cilin mbështet procesin e fillimit të negociatave me BE-në.
Me këtë vendim, Bordi Qendror i LSDM-së e përkrah procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim të plotë në BE sipas propozim kornizës negociuese për negociatat për anëtarësim në BE nga propozimi i fundit evropian i 30 qershorit 2022, i propozuar nga presidenca franceze
“LSDM, si parti shtet-formuese, mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për respektimin e pakushtëzuar të gjuhës, identitetit, veçorive historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elementë që në asnjë rrethanë nuk mund të negociohen me BE-në.
LSDM pret që këto përcaktime dhe parime të përkrahen nga të gjitha subjektet politike në Kuvend duke nxjerrë konkluzione të mëtutjeshme për propozimin evropian, në përputhje me procedurat parlamentare.
Në procesin e negociatave, Qeveria së bashku me të gjitha institucionet duhet të vazhdojë me konsekuencë t’i përmbahet Rezolutës për vijat e kuqe të Maqedonisë të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSDM.
Nga aty shtojnë se propozimi evropian garanton gjuhë të pastër maqedonase në BE dhe çështje historike dhe bilaterale jashtë kornizës negociuese./Telegrafi/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...