Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e përkushtuar pas palestrës dhe të shumtën e kohës e kalon duke bërë ushtrime, qoftë në shtëpi qoftë me trajnerë personal.
Ajo së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja, derisa shfaqet me veshje sportive në stërvitje, shkruan arbresh.info
Veshja në ngjyrat bardhë e zi theksoi mjaft mirë linjat e artistes me origjinë shqiptare.
Rita mbante ngjyrat në këpucët e saj teksa shfaqte lëvizjet e saj në një palë atlete të markës “New Balance” të zbukuruara me shkëlqim.
“Sot shkova direkt nga Wimbledon në prova… Shihemi së shpejti në festivalet verore!! Shumë e emocionuar!”, shkroi Rita.
Rita përndryshe është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Barricades”në bashkëpunim me Netskyn. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...