Nënkampioni i Kosovës në futboll, Drita, sontë në mbrëmje luan sfidën kthyese në Conference League, ku ndeshet me skuadrën finlandeze Inter Turkut.
Gjilanasit dhe Inter Turku, do të ballafaqohen në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen që do të vendos skuadrën e cila do të kalojë në rrethin tjetër të garave. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar para një javë, ishte mbyllur me fitoren e skuadrës finlandeze prej 1-0.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, beson se klubi i tij mund ta kthejë rezultatin dhe të marrë kualifikimin tutje. “Kam besim të madh se do ta përmbysim rezultatin, e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse kundërshtari është i fortë. Ftoj tifozët që të vijnë të na mbështesin dhe në fund të festojmë bashkë. E njohim tani kundërshtarin, kemi mësuar pikët e tyre të dobëta, duhet të jemi më të qetë të barazojmë dhe më pas të kërkojmë golin e avantazhit. Përveç Blakqorit të gjithë janë në dispozicion”, tha ai. Ndeshja Drita-Inter Turku nis në orën 20:00.
Erdogan bën thirrje për një embargo armësh ndaj Izraelit
Zbulohet se sa banorë do të hyjnë sot në BBVK
Biden: Armëpushimi është i mundshëm në Liban, por më i vësht...
Përjashtohen me 10 ditë nga seancat deputetët e PD-së Elda H...
Zinedine Zidane nuk kishte asnjë dyshim kur emëroi golin ‘më...
Haradinaj në Universitetin e Chicagos: Kosova pret me paduri...