Irani po përgatitet të dërgojë “qindra” mjete ajrore pa pilot, duke përfshirë dronë të aftë për të mbajtur armë, në Rusi për përdorim në një pushtim të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se është e paqartë nëse Irani ka dorëzuar tashmë ndonjë nga sistemet pa pilot në Rusi, por tha se SHBA kishte “informacion” që tregonte se Irani po përgatitej të trajnonte forcat ruse për t’i përdorur ato që në fillim të këtij muaji, transmeton portal arbresh.info
“Informacionet tona tregojnë se qeveria iraniane po përgatitet të dorëzojë deri në disa qindra dronë, duke përfshirë dronë të aftë për armë, në Rusi në një orar të përshpejtuar”, tha Sullivan.
Pohimi i Sullivan vjen një ditë përpara udhëtimit të Joe Biden në Izrael dhe në Arabinë Saudite, ku programi bërthamor i Iranit do të jetë një temë kryesore e diskutimit./arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji