Është mbyllur kampionati i volejbollit në rërë për grup moshën nën 18-vjeç, i cili dhuroi spektakël të vërtetë sportiviteti e konkurrence me shpresat e volejbollit kosovar për të ardhmen, nga të cilët pritet shumë.
Për dy ditë, 10 e11 korrik, plot 34 ekipe, 20 në konkurrencën e femrave dhe 14 në konkurrencën e meshkujve morën pjesë, duke konkurruar dinjitetshëm e fuqishëm për çmimin e madh të fituesit, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info.
Në këtë kampionat janë luajtur 62 ndeshje, 38 te femrat dhe 26 te meshkujt, që u zhvilluan në fushën e “Holiday Resort” të Sllatinës së Madhe gjatë të dielës dhe së hënës, me të pranishmit që patën mundësi të shohin përballje tejet interesante.
Dyshja Megi Bislimi e Rrezelanda Thaqi ishte absolutisht spektakolare, duke triumfuar pasi në finale u tregua e fortë për çiftin tjetër, po ashtu impresiv, Sara Pira e Dorina Syla.
Vendin e tretë e siguruan volejbollistet Andeta Gashi dhe Erona Qerreti.
Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Erit Bajrami e Gani Rexhepi ngadhënjeu falë paraqitjeve jashtëzakonisht të mirë, të cilat u konkluduan me fitoren e madhe në finale kundër çiftit Klesti Kadriqeli e Erald Boshnjaku.
Çifti Mustafë Thaqi e Erblin Dervishi zuri vendin e tretë.
Ishte anëtarja e Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, ajo që i ndau medaljet dhe kupat për ekipet fituese në konkurrencën e meshkujve.
Në konkurrencën e meshkujve, sekretari i përgjithshëm i FVK-së, Valon Nikqi ndau medaljet dhe kupat, për të nxitur skena feste në rërë.
Në këtë sport pritet që të ketë edhe kampionate të tjera të kategorive të ndryshme./arbresh.info/
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit