Pas fitores ndaj Kroacisë, Kosova humb nga Mali i Zi

20:56 | 11 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Kosova ka pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 35:100 (6:25, 5:27, 15:24, 9:24), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, për vajza U20 që po mbahet në Maqedoninë Veriore.

Për vashat e Kosovës ishte sfida e tretë në tri ndeshje dhe si duket ndikoi edhe lodhja nga dy përballjet e fundit.

Mali i Zi ka dy fitore nga dy ndeshje, transmeton Klankosova.tv.

Dardanet kanë një fitore dhe dy humbje në Grupin C, kurse takimin e fundit e zhvillojnë nesër (e martë) ndaj Rumanisë nga ora 21:00.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme